Surprise Me!

A1 Report - Tatimet "ngrijnë" llogaritë e kompanisë së vëllezërve Frroku

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANE - Kompania ?AM-L Group? në pronësi të vëllezërve Arben Frroku e deputetit kristian demokrat Mark Frroku, e cila operon në fushën e hoteleri turizmit, ndërtimit dhe shërbimeve të ndryshme është vënë nën sekuestro për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Shkak për këtë sekuestro është bërë një detyrim tatimor prej 8.6 milionë lekë që AM-L Group i detyrohet shtetit në zëra të papaguara si tatim-fitimi, tatim i vlerës së shtuar dhe sigurime shoqërore.

A1Report ka siguruar faksimilen e shkresës me numër protokolli 33043/2 sipas të cilës Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve - Drejtoria rajonale Tiranë ka vendosur të mos lejohen që të kryhen tjetërsime mbi titujt e pronësisë për tatimpaguesin AM-L Group.

Në pikën tre të shkresë së Drejtorisë së Tatimeve sqarohet se: Tatimpaguesi i sipërcituar i është dërguar dokumenti ?Njoftim për pagim detyrimi? por ai nuk është paguar ende.

Shkresa përcjellëse për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve sqaron se kjo masë sekuestroje vihet për të mos lejuar shmangien e detyrimit tatimor, pasi subjekti mund të kërkojë tjetërsim të titujve të pronësisë.

Vendimi i sekuestros mban datën 12 maj të këtij viti shoqëruar me firmën e drejtorit rajonal të Tatimeve Androkli Kokthi dhe Qendra Kombëtare e Bizneseve ka bërë aktiv këtë sekuestro më datë 22 qershor 2015.

Arben Frroku aksioneri i kësaj shoqërie me 50 % të aksioneve është në kërkim nga Policia e Shtetit pas vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda i cili rikthen ndaj tij dënimin me burg për jetë për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj shkurtin e vitit 2013.

Ndërkohë vëllai i tij deputeti kristian demokrat Mark Frroku i cili po ashtu disponon 50 % të aksioneve pranë AM-L Group qëndron në burg pas hetimeve të nisura dhe akuzës që rëndon ndaj tij për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë.

Buy Now on CodeCanyon