Pas humbjes së betejës me Ministrinë e Shëndetësisë në Gjykatën Administrative, infermierët në të gjithë vendin do të nisin të testohen nga data 24 korrik deri më 2 gusht.

Edhe pse ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se do të rishihte edhe njëherë vendimin për testimin e infermierëve, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë të gjithë infermierët do të kalojnë në testim.

Fillimisht në testim do të kalojnë infermierët e materniteteve e më pas ata të shërbimit të urgjencave.

Infermierët e spitaleve të Tiranës janë të parët nga ku do të nisë testimi, për të kaluar më pas me infermierët e spitaleve e të qendrave shëndetësore në rrethe.

Vetëm para pak ditësh ministria e shëndetësisë ka shpërndarë udhëzimin për nisjen e testimit në 24 korrik.

Janë rreth 5600 infermierë të kontrollit bazë të cilët do t?i nënshtrohen testimit.