Pas arrestimit te bujshëm te 9 punonjësve të Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, tashmë çështja është në duart e gjykatës.

Por, vendimi për masën e sigurimit personal për 9 punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër është shtyrë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë ?Arrest në Burg? për 9 specialistët.

Provat e paraqitura nga prokurori i çështjes hasën menjëherë kundërshtimin e avokatëve mbrojtës të 9 të akuzuarve.

Këta të fundit kërkuan ndarjen e provave për çdo inspektor që të dihet përgjegjësia individuale, pasi nuk mund të kërkohet ngritje akuze dhe dënim me prova përgjithësuese për të gjithë njësoj.

Kërkesa e avokatëve të palëve mbrojtëse u pranua nga trupa gjykuese e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, gjë që solli edhe shtyrjen e marrjes së vendimit për 9 të akuzuarit.

Prokurori i çështjes duhet të ndajë provat, të cilat sipas avokatëve mbrojtjes janë të pamjaftueshme për të akuzuar dhe dënuar klientët e tyre.

Pas këtij zhvillimi në seancën gjyqësore, pritet që gjykata të shprehet me një vendim pas 24 orëve.

9 specialistë të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër Uarda Albunesa, Përgjegjëse, Genti Bilali, Fatjon Dibra, Erxhan Meta, Nikolin Arra, Eris Llukacej, Rrok Lorja, Gjon Prronaj, Kreshnik Dibra janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e krijimit të një skeme korrupsioni me subjektet tregtare në plazhin e Velipojës.