Surprise Me!

A1 Report - Reforma në arsimin e lartë, Basha: Goditje fatale, nxit klientelizmin

2015-08-22 0 Dailymotion

TIRANË - Një ditë para diskutimit në Parlamen të reformës në arsimin e lartë, Partia Demokratike ka mbledhur në një tryezë grupet e interesit për të diskutuar mbi këtë reformë.

Në fjalën e hapjes së këtij takimi kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka cilësuar si goditje fatale për arsimin implementimin e kësaj reforme.

Sipas tij, pavarsish asaj që thuhet nga opozita se ka shumë të mira, implementimi i reformës rrezikon të unifikojë klientelizmin edhe në universitetet publike që sipas kësaj skeme unifikohen me ato private.

?Goditje fatale për arsimin dhe qindra mijëra të rinj. Reformë që premton minimizimin deri në shuarje të fiktivitetit, të cilësisë së ulët të mësimdhënies, të klientelizmit, por nga ana tjetër me skemën që propozon, rrezikon ta uniformizojë këtë klientelizëm edhe në universitetet publikë që sipas kësaj skeme barazohen me universitetet private. Tarifa të larta, e bën të pa përballueshëm për qindra mijëra prindër, dhe nuk ofron asnjë garanci se në këtë sistem do të shërbehet nga pedagogë më të zotë, apo me më pak korrupsion?, - tha kreu i opozitës Basha.

Basha: Arsimi nuk është mall për tu tregëtuar, po shkelet Kushtetuta
Më tej, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se me këtë ligj po shkelet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sepse arsimi po trajtohet si një mall për tu tregëtuar.

?Në një vend me problem shumë të mëdha të garantimit të siguris, sigurisht kështu do shkonte. Këtu ka shkelie të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sepse kushtetuta e thotë shumë drejt se arsimi nuk është mall për tu tregëtuar?, - tha Basha.

Basha tha se qeveria nuk i ka dëgjuar dhe nuk është konsultuar me ekspertët në hartimin e ligjit të ri të arsimit të lartë dhe kjo nuk është e pranueshme.

Fuga: Nuk negociojmë lirinë e mendimit, deputetët të mos ngatërrojnë statusin e ligjëvënësit me atë të ekspertit
Shefi i departamentit në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit, profesor Artan Fuga i pranishëm në tryezën e thirrur nga Partia Demokratike për të diskutuar për ligjin e ri të arsimit të lartë tha se është e patolerueshme të negociohet liria e mendimit.

Fuga tha se në ligjin e arsimit të lartë është ndërhyrë gjithmonë dhe asnjëherë ai nuk ka arritur ta kuptonte këtë ligj.

Buy Now on CodeCanyon