Fundi i korrikut që përkon me mbylljen e muajt të Ramazanit, por edhe me ardhjen e emigrantëve ka dyndur pushuesit drejt bregdetit të Velipojës në Shkodër.

Kjo vijë bregdetare vijon të mbetet e preferuara e shkodranëve, por edhe pushuesve nga Kosova, të cilët ditët e fundit kanë ?pushtuar? këtë destinacion.

Uji i detit i kristaltë, rëra e pastër e kurative, siguria dhe gastonomia janë arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin këtë vijë bregdetare.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në këtë bregdet nuk kanë nevojë për koment.

Megjithatë edhe sivjet problemi më i madh mbeten hapësirat publike, që sërish vijojnë të mos respektohen.

Velipoja mbetet një nga zonat më të frekuentuara të veriut teksa në kulmin e sezonit numri i pushuesve shkon mbi 120 mijë.

Megjithatë kjo pikë turistike vijon të jetë larg shumë standardeve.

Situata pritet të përmirësohet sezonin e ardhshme, pasi tashmë Velipoja do të jetë pjesë e Bashkisë Shkodër.