KUMANOVË - Nga një përleshje me armë në lokalet e Kumanovës, ka mbetur i vrarë Xhemail Rexhepi, i njohur si komandant Shqiponja. Përleshja e armatosur ka ndodhur mes anëtarëve të BDI-së dhe sherri ka nisur për kreun e degës së kësaj partie. Në këtë ngjarje kanë ngelur të plagosur edhe dy persona të tjerë.<br /><br />Sipas gazetës ?Lajm?, grupi ka pësuar nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejtë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.<br /><br />Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, para një lokali në afërsi të ish-kazermës në Kumanovë.