Gjirokastra po tërheq çdo ditë e më tepër një numër të madh turistësh që vijnë nga shtete të ndryshme, kryesisht nga lindja.

Për ta Shqipëria dhe veçse qyteti i gurtë, është destinacioni më i bukur që kanë vizituar. Ata kanë krijuar afeksion edhe karshi flamurit kuq e zi, të cilin e cilësojnë si ndër më të bukurit në botë.

Pazari i vjetër dhe kalaja janë ndër pikat më të frekuentuara nga vizitorët e huaj.

?Vijmë nga Polonia. Përshëndetje të gjithëve! Fillimisht kemi qenë në Ksamil pastaj vizituam Sarandën dhe tani kemi ardhur këtu në Gjirokastër. Është shumë qytet i bukur , ndër më atraktivët, jo më kot është pjesë e UNESCO-s. Me përshtypjet më të mira largohemi për të ardhur sërish?, shprehet një turiste polake.

?Është shumë qytet i bukur. Këtu dhe njerëzit janë tepër miqësorë dhe bujare, do tua sugjerojmë të njohurve tanë këtë destinacion?, thotë një tjetër turist polak.

Vetëm dy ditët e fundit kështjella e Gjirokastrës është vizituar nga mbi 1000 turistë kryesisht nga lindja.