TIRANE - Temperaturat e larta të ditëve të fundit si dhe mungesa e ujit të pijshëm i kanë detyruar qytetarët e Tiranës që të gjejnë zgjidhje alternative për ta siguruar atë. Shumë qytetarë i drejtohen periferisë së Tiranës për të mbushur ujë me bidona teksa të tjerë presin autobotet që të furnizohen me ujë.

Por sa i pastër dhe i rekomandueshëm është uji që vjen me autobot?

A1Report ndoqi një prej autobotëve që shpërndan ujë në kryeqytet për të parë se ku ata furnizohen dhe a është i kontrolluar uji që vjen.

Kompania private e cila merret me shpërndarjen e ujit të pijshëm e mbush atë në një nga pikat e grumbullimit të ujit të cilësuar si pronë private e për të cilën punonjësit u konfliktuan me grupin e A1Report duke mos lejuar që të filmohen teksa mbushnin autobotët.

Vështirësia për furnizimin me ujë bën që qytetarët të blejnë ujin që vjen nga autobotet pa ditur se ky ujë nuk ka asnjë element të sigurisë dhe nuk është i rekomandueshëm për tu përdorur.