Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin gjatë muajit korrik, kërkojnë një rritje të vëmendjes për sigurinë ushqimore. Problematike ndër vite kanë qenë zonat bregdetare dhe ato turistike, të cilat mbi popullohen.

Për këtë inspektorët e AKU në Shëngjin kanë filluar kontrollet kuzhinat e restoranteve, fast-food, njësitë e prodhimit e tregtimit të akulloreve dhe subjektet që tregtojnë produkte ushqimore në bregdet.

Pushuesve në zonat bregdetare të Lezhës u kërkohet që të frekuentojnë bare dhe restorante që janë të kontrolluar duke shmangur tregtarët ambulante.

Në Gjirokastër AKU ka vijuar kontrollin në Pikën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë për frenimin e abuzimit me cilësinë e mjaltit për konsumatorët. Prej vitesh në këtë pikë turistike tregtohet mjaltë industrial pa e ditur konsumatori se ai nuk ka asnjë vlerë ushqyese duke e blerë atë si mjaltë natyral.

Në këtë monitorim të tretë në këtë zonë u bllokua 150 kg mjaltë industrial, ndërkohë në total sasia e sekuestruar është mbi 1 ton.

Sasia e mjaltit e sekuestruar e cila nuk përmbante asnjë dokumentacion pas bllokimit është asgjësuar.