TIRANE - Një komision me katër anëtarë do të ketë në dorë fatin e hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit komunist. Me çeljen e sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të nisë punën për ngritjen e autoritetit te për hapjen e dosjeve të regjimit diktatorial. Në një intervistë për TV A1Report kryetarja e nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut Vasilika Hysi tha se ky autoritet do të jetë gati në muajin shtator dhe në përbërjen e tij do të jenë 4 anëtarë.

?Sipas ligjit janë katër anëtarë të cilët do të përzgjidhen në këtë rast nga kuvendi dy do të jenë përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, një do të vijë nga organizatat e te drejtave të njeriut dhe një nga shoqatat e të përndjekurve politikë?, - u shpreh deputetja Vasilika Hysi.

Sipas Hysit kandidatët për anëtarë do t?i nënshtrohen një konkursi publik e më pas të përzgjedhurit do të votohen në parlament.

?Stafi i kuvendit do të njoftojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për listën e personave të cilët janë vetëofruar për të konkurruar dhe njëkohësisht më pas do të ketë dhe një dëgjesë publike me të gjithë kandidatët. Pasi bëhet dëgjesa e të gjithë kandidatëve personat që të shkojnë për miratim në seancë plenare duhet të marrin së paku firmën e 28 deputetëve por kjo procedurë nuk e pengon që një kandidat me firmën e 28 deputetëve ti nënshtrohet ose ti futet konkurrimit?, -tha Hysi.

Të preferuar për të qenë pjesë e Autoritetit janë ata që kanë eksperiencë në fushën e arkivave, historisë, sigurisë kombëtare dhe që kanë njohuri të dokumentuara mbi punën dhe metodat e ndjekura nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Nga data 24 korrik deri në datën 22 gusht te interesuarit do të kenë mundësi të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm :

? Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
? CV-në
? Librezë e punës.
? Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë, diplomë ?Master shkencor? ose tituj të ekuivalentuar me të.
? Vertetim të gjëndjes gjyqësore që nuk ka qënë i dënuar penalisht.
? Deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike.
? Deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.
? Deklaratë që kandidati nuk ka mbajtur asnjë prej detyrave apo cilësive, të përcaktuara në nenin 9, pika 1, gërma ?ë? e ligjit nr 45/2015 datë 30.04.2015 ?Për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?.