KRUJË - Aksidentet në punë me pasoja të rënda në vendin tonë janë kthyer në një fenomen shqetësues.

Sektori i ndërtimit është ndër më të prekurit nga këto incidente dhe shkaku kryesor mbetet mosmarrja e masave të sigurisë në punë.

Kamera e televizionit A1 Report vëzhgoi nga afër punën për rikonstruksionin e disa fasadave të pallateve në qytetin e Fushës-Krujës, ku vihen re shkelje te rregullave të sigurimit teknik.

Në skela mungon rrjeta mbrojtëse duke bërë që pajisj dhe materialet e ndërtimi të përfundojnë në trotuar e pse jo në kokat e kalimtarëve.

Pamjet e fokusuara nga kamera jonë nuk kanë nevojë për shumë koment, ndërsa jeta e punonjësve të ndërtimit në mjaft raste është në rrezik.

Qytetarët i bëjnë apel inspektoratit të punës për marrë masa për këtë problem.

Ndërkohë e njëjta panorame paraqitet edhe në objekte të tjera në ndërtim e sipër.