LEZHË ? Dy automjete janë përplasur gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i Shën Kollit?. Në aksident u përfshinë një automjet tip ?Benz? dhe një tjetër tip ?Opel?.

Përplasje mes dy automjeteve ka qenë e fortë sa që makina ?Benz? ka përfunduar në kanal. Përveç dëmeve materiale, dy persona kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident, F.M., 37 vjeç nga Lezha, drejtues i makinës tip ?Benz?, i cili ndodhet në gjendje të rëndë si dhe drejtuesi i ?Opelit?, I.K., 59 vjeç nga Shën Kolli, i ciki la marrë dëmtime të lehta.

Makina e drejtuar nga 37-vjeçari pas përplasjes ka rënë nga ura duke përfunduar në kanal. F.M., u shpëtua nga kalimtarët e rastit.