LEZHË - Për të aplikuar për pasaportë biometrike apo dhe letërnjoftim qytetarët e rrethit të Lezhës, duhet të zënë radhen 12 orë para, pasi në të kundërt e kanë të pamundur që të marrin shërbim.

Sikur të mos mjaftonte puna vetëm me një sportel në zyrat e ALEAT në këtë qytet, tashmë prej 24-orëve mungon edhe interneti, duke bërë që ky shërbim të bllokohet plotësisht.

Me dhjetëra qytetarë mes tyre të moshuar dhe fëmijë, janë vënë në radhë që mbrëmjen e kaluar ku disa prej tyre kanë fjetur gjumë pranë zyrave të aleat, por pa mundur që të marrin shërbimin që kërkojnë.

Ata e konsiderojnë këtë situatë si aspak normale, ndërsa askush nuk nuk ju jep pergjigje për kaosin e krijuar prej disa ditesh.

Qytetarët lezhjanë kërkojnë që të gjendet një zgjidhje, teksa pritjet e gjatë në diell janë edhe një rrezik serioz për shëndetin e tyre.

Ndonëse janë në dijeni të këtij problemi institucionet shtetërore në Lezhë vijojnë të heshtin, duke mos e ngritur zerin për t?ju dhënë zgjidhje këtyre qytetarëve.