Dhjetë të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe dy fëmijë 12 dhe 14 vjeç është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen.

Të gjithë të plagosurit janë pjesë e dy familjeve, një nga Fushë-Kruja dhe një nga Kosova e cila kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Përplasja e dy mjeteve të përfshira në këtë ngjarje, ka qenë tepër e fortë ku siç shihet edhe në këto foto, pasi makinat pothuajse janë shkatërruar plotësisht.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, me ambulancë me helikopter, ku tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në spital ka mbërritur edhe ministi i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Nga veprimet e para hetimore policia bën me dije se shkak i këtij aksidentit kanë qenë një parakalim i gabuar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur karburant Toma, rreth orës 17:50.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip ?Ford? me targë AA 776 LD, ku udhëtonin gjashtë pjesëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja dhe një ?Volkswagen? me targë BOHY 264, ku udhëtonin katër pjestarë të familjes nga Kosova.

Personat e plagosur:
Klevis Hametaj 16 vjeç
Lavdije Hametaj 43 vjeç
Elsuida Hametaj 20 vjeç
K. Hametaj 12 vjeç
Agron Hametaj 40 vjeç
Artjola Hametaj 40 vjeç
Merita Bytiçi 41 vjeç
E. Bytyçi 14 vjeç
Azem Bytyçi 46 vjeç
Arbelinda Bytyçi