TIRANË - Kuvendi ka miratuar sot me 79 vota pro ligjin e ri për turizmin e cili parashikon të zhvillojë e ta kthejë atë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

Ligji përcakton qartë se në fokus ka standardizimin e këtij sektori duke e bërë atë sa më atraktiv.

Ky ligj ka si synim edhe nxitjen e investitorëve strategjikë duke parashikuar parashikon krijimin e lehtësirave për ta.

Neni 34 vendos në dispozicion të investitorëve edhe pasurive të paluajtshme shtetërore me kontratën simbolike prej 1 Euro dhe afatgjatë për 99 vite.

Neni 34 - Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore
1 - Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, miraton vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për projekte investuese në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

2 - Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet.

3 - Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore mund të bëhet edhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Euro.

4 - Rregullat, procedurat dhe mënyrat e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

5 - Në rastin e investitorëve me status Investitor Strategjik i Veçantë, sipas përcaktimeve në legjislacionin për investimet strategjike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, rast pas rasti, transferimin e së drejtës së pronësisë të pasurive të paluajtshme shtetërore tek investitori privat, duke e 24 kushtëzuar kalimin me realizimin e plotë të investimit. Kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave, marrëveshja për realizimin e investimit strategjik propozohet për miratim me ligj të posaçëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.