DURRËS - Ndërsa në mesditë denonconte nga selia e Partisë Demokratike se vendi është nën ?pushtetin? e grabitjeve, në mbrëmje deputetit të djathtë Arben Ristani ka rënë vetë pre e hajdutëve.

Vila e tij verore në plazhin e Gjirit të Lalzit është thyer dhe vjedhur gjatë mbrëmjes së të hënës nga persona ende të paidentifikuar.

Ky fakt konfirmohet nga policia e Durrësit përmes në komunikate për shtyp. Ende nuk ka të dhëna se çfarë kanë mundur të marrin në banesë.

Shtëpia e deputetit ndodhet në ambientet e kompleksit ?Lura? dh përgjegjësinë për sigurinë e saj e ka një kompani e rojeve private e kontraktuar nga pronarët e kompleksit.

Në vilë në momentin që hajdutët kanë finalizuar misionin e tyre nuk ka pasur asnjë njeri.

Efektivët e policisë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet e kompleksit për të hedhur dritë mbi autorët e vjedhjes.