BERAT - Zjarret në pyjet e zonave të thella të Beratit janë të qëllimshme dhe zjarrvënësit janë barinj, të cilët duan të hapin kullota të reja. I këtij mendimi është Drejtori i Repartit të Zjarrfikëseve në Berat Luman Spathara, i cili një intervistë për A1 Report bën një bilanc të situatës së zjarreve në këtë stinë të nxehtë të verës.

Kritike situata ka qenë në fshatrat Veternik dhe Poshnjë ku flakët e zjarrit kanë shkrumbuar me dhjetëra hektarë pyje.

Spathara pohon se 50 % të organikës së punonjësve janë gatishmëri për çdo rast dhe po punohet me policinë për identifikimin e zjarrvënësve.

Drejtoria e zjarrfikëseve u bën apel banorëve të zonës të vënë në dijeni policinë për çdo rast të zjarrvënieve të qëllimshme.