Në muajin shtator qeveria do të mbyllë sesionin D të minierës së Bulqizës e cila ka marrë me dhjetëra jetë minatorësh. Lajmi për këtë është dhënë nga Entela Çipa këshilltare e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri e ftuar në A1Report. <br /><br />Nga muaji shtator qeveria pritet të marrë një sërë vendimesh të rëndësishme lidhur me koncensionet. Po ashtu sipas zonjës Çipa vendime të rëndësishme do të merren edhe për koncensionet e heceve ku ato HEC-e të cilat kanë shkaktuar dëme në mjedis do të detyrohen që të punojnë për ta rikthyer mjedisin në gjendjen e tyre fillestare.