Zjarret, prerjet abuzive si dhe erozioni kanë bërë të mundur që në 6 vite Shqipëria të humbasë rreth 2 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.

Shifrat alarmante të këtyre të dhënave vijnë nga raporti i fundit i hartuar agjencia Kombëtare e Mjedisit e bazuar në të dhënat satelitore. Nga 33% që ishte në vitin 2006 hapësira pyjore është reduktuar në 26%.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se për të evituar zhdukjen e pyjeve do të merren masa duke mbjellë sa më shumë fidanë.

Zona më e prekur nga dëmtimet është ajo e Lurës ndërsa Dajti, Valbona e Thethi nuk janë pjesë e kësaj harte.

Për sa i përket sipërfaqes urbane në vend ajo është rritur me 1% ndërsa po me të njëjtin ritëm është ulur hapësira rurale.