Një automjet tip Fiat me targë AA894IY është përfshirë nga flakët në Rrugën Hoxha Tahsim.<br /><br />Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri i rënë në makinë ka qenë për shkak të një defekti teknik.<br /><br />Në mjet ndodheshin një grua me një fëmijë të cilët fatmirësisht kanë dalë nga makina pa pasur probleme me shëndetin.