Busheku, një pikë turistike e frekuentuar nga qytetarët elbasanas po mbetet peng i rrugës së amortizuar.

Dëmtimin e rrugës vetëm e vuajnë jo vetëm vizitorët por edhe banorët e zonës që qarkullojnë çdo ditë me mjetet e tyre drejt qytetit të Elbasanit dhe anasjelltas.

Sipas banorëve dëmtimi ka ardhur nga mjetet e rënda që marrin material në një gurore në Shushicë.

Prej shumë vitesh gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar dhe vetë banorët shprehen se nuk kanë shumë shpresë se rruga do të rregullohet.

Busheku është e vetmja pikë me afërt turistike e qytetit të Elbasanit që të fal freski në këto ditë tepër të nxehta të korrikut.