Gjatë takimit me gazetarët mbi analizën të 300 ditëve të dyta të qeverisjes Kryeministri Rama ka treguar në fund të mbledhjes edhe se ku do t'i kalojë pushimet këtë vit.<br /><br />Duke iu pergjigjur pyetjes se gazetares se A1 Report Joniada Koçi kreu i qeverise tha: ?Jam i detyruar të ndjek djalin e vogël dhe ai nuk mund të shkojë askund tjetër përveçse afër Vunoit".<br /><br />Përveç faktit që një pjesë e origjinës së Zahos së vogël është nga Vunoi dhe emri i tij rrjedh pikërisht nga ky vend, deti i Vunoit dhe Jalës ka jodin më të pastër në Shqipëri, çka i bën mjaft mirë shëndetit të vogëlushit.