Surprise Me!

A1 Report - Shkodër, parandalohet vrasja e mjekut, u porosit nga burgu

2015-08-22 9 Dailymotion

SHKODËR - Mjeku radiolog i Spitalit të Shkodrës Agron Terolli, djali i të cilit ndodhet në burg, ishte objektivi për të cilin 21-vjeçari Osman Mulja tashmë i arrestuar, ishte paguar për ta ekzekutuar. Porosia për këtë atentat të parandaluar ishte dhënë nga një i burgosur.

Eljon Hato që vuan dënimin në burgun e Lezhës për vrasje është personi që sipas policisë ka porositur atentatin ndaj mjekut Agron Terolli, ekzekutim të cilit mjeku i shpëtoi për mrekulli pasi blutë e Shkodrës mundën të neutralizonin në kohë atentatorin të cilint e kishin nën vëzhgim, duke e vënë atë në pranga.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Sh.Rr i cili ka ndihmuar 21-vjeçarin Osman Malja në përgatitjen e atentatit.

Por cilat janë dyshimet mbi motivin që shtynë të dënuarin për vrasje të paguajë për kokën e mjekut?

Djali i doktorit kohë më parë ka plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale po e kryen në burgun e Shën Kollit në Lezhë, aty ku qëndron edhe Eljon Hato.

Pikërisht këtu është përqendruar policia në një nga pistat e hetimit, për një hakmarrje të mundshme ndaj djalit të mjekut duke i ekzekutuar babanë. Megjithatë ende nuk dihet se cila është lidhja e të dënuarit Hato me personin që ka mbetur i gjymtuar nga plumbat e djalit të mjekut.

Një tjëtër pistë që policia po heton është edhe ajo e vrasjes së mundshme për shkak të detyrës.
25-vjeçari Hato banues në lagjen Kiras të Shkodrës u arrestua në Laç më 1 maj të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Bashkë me të, në të njëjtin operacion spektakolar Policia e Shtetit arrestoi edhe vëllain e tij, Elkier Hato 31 vjeç i dënuar përr ?Armëmbajtje pa leje?.
Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej ditësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen. Mesditën e së mërkurës në afërsi të spitalit të Shkodrës kur 21-vjeçari do finalizonte ?misionin? e tij ndërhynë forcat e rendit. Gjatë aksionit pati edhe përplasje me armë mes efektivëve të rendit dhe Osman Muljes, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Killerit pas arrestimit iu ekzekutua edhe arma e zjarrit tip kallashnikov që do përdorej për vrasjen e mjekut.

Buy Now on CodeCanyon