TIRANË - Të rinjtë shqiptarë dhe ata serbë duket se do të sjellin ndryshimin e raporteve diplomatike e jo vetëm të dy vendeve.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 34 studentët shqiptarë e serb të shkollës verore, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se të rinjtë janë mundësia më e mirë e bashkëpunimit.

Edhe përfaqësuesi i OSBE në Tiranë Florian Raunig shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin mes Shqipërisë e Serbisë.

Nxënësit pjesëmarrës në këtë shkollë verore thanë se për ta marrëdhëniet nuk janë aq të nxehta sa të politikës e përkundrazi ata kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyera.

?Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Kjo ishte hera ime e parë në Tiranë dhe kam mbetur shumë i kënaqur. Krijuam një marrëdhënie të shkëlqyer të cilën sapo të shkoj në serbi do tua tregoj shokëve atje. Është e rëndësishme që në të rinjtë të ndryshojmë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona", - thanë ata.

Ndërkohë po në kuadër të arsimit profesional Ministri Klosi ka firmosur një marrëveshje me dhomën tregtare të Tiranës si dhe me shoqatën e dhomave tregtare për ti garantuar studentëve të arsimit profesional një praktikë të sigurtë në biznese.

Kreu i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka apeloi që të gjithë të shohin mundësinë e studimit në shkolla profesionale pasi kështu do ta kenë të ardhmen të sigurtë.