Surprise Me!

A1 Report - Europa League, pezullohet për shkak të dhunës Kukësi-Legia

2015-08-22 2 Dailymotion

Ekipi i Kukësit duket se do t?i japë parakohe lamtumirën Europa League. Kjo për shkak të dhunës së tifozëve gjatë pjesës së dytë të takimit të luajtur në ?Qemal Stafa? ndaj Legia-s së Varshavës. Goditja e një lojtari të ekipit polak me send të fortë në kokë solli ndërprerjen e ndeshjes dhe më pas u mor vendimi për pezullimin përfundimtar të takimit.

22:00 Tifozët largohen nga stadiumi
Pas vendimit zyrtar për të ndërprerë në mënyrë përfundimtare ndeshjen, tifozët kanë nisur të dalin nga shkallët e stadiumit. Ndërsa, policia ka marrë masa për shmangien e përplasjes së tifozëve të dy ekipeve jashtë stadiumit.

21:40 Dhuna, ndërpritet ndeshja
Ndeshja e vlefshme për Europa League mes Kuksit dhe Legia-s së Varshavës është pezulluar në minutat e para të pjesës së dytë. Shkak u bë goditja me çakmak i një lojtari të ekipit polak nga tifozët e ekipit verilindor. Incidenti erdhi pas shënimit të golit të avantazhit për Legian në minutën e 52-të.

Ndeshja, e cila po luhej në stadiumin ?Qemal Stafa? është ndërprerë për disa minuta pas largimit të dy ekipet nga fusha. Ndërkohë që ekipet ndodheshin në dhomat e zhveshjes pritet një vendin nga gjyqtari dhe delegati i UEFA për vazhdimin e ndeshjes.

Por, përfaqësuesi i Legia-s së Varshavës nuk pranoi që ekipi të kthehet në fushë dhe pse policia mori masa për dërgimin e 600 forcave speciale për garantimin e sigurisë në stadium.

Ndeshja është vlefshme për turin e tretë për Europa League. Më herët, para nisjes së ndeshjes pati konfrontim fizike jashtë stadiumit mes tifozëve shqiptarë dhe atyre polakë.

Buy Now on CodeCanyon