FIER - Fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në qytetin e Fierit është kthyer në një ?mal? mbeturinash .

Çdo ditë kamionët shkarkojnë me tonelata mbeturina në këtë fushë.

Fieri ndonëse është ndër qytetet më të mëdha në vend nuk ka një landfild për mbetjet urbane.

Kjo qasje pritet të ndryshojë dhe garancia për këtë është dhënë nga kreu i ri i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Landfildi i ri pritet të ndërtohet në fshatin Mbrostar të këtij rrethi.