TIRANË - Kur presidentit i kanë mbetur vetëm 13 ditë nga përfundimi i afatit për ta dekretuar ose jo ligjin e arsimit të lartë kreu i shtetit dhe ministrja Lindita Nikolla kanë zhvilluar një takim në selinë e presidencës.

Ndonëse takimi mes ministres dhe presidentit Bujar Nishani zgjati përtej asaj që ishte parashikuar, thuajse dy orë, shefja e arsimit ka qenë fjalëpakë rreth bisedës që pati me kreun e shtetit në takimin me dyer të mbyllura.

Megjithatë pas këtij takimi Nikolla ka dalë me besimin se presidenti do ta dekretojë këtë ligj të sjellë prej saj.

?Sqaruam gjithë momentet e këtij ligji transformues për studentët dhe pedagogët që sjell cilësi në institucionet tona të arsimit të lartë, momentet e garantimit kushtetues që ky ligji për çdo student të Shqipërisë për të ndjekur institucionet e arsimit të lartë sipas meritës e padyshim dhe gjithë risitë e tjera që sjell ligji në një debat të qetë, konstruktiv dhe shumë të shëndetshëm.

A keni besim se do ta dekretojë presidenti ligjin e arsimit të lartë?
Patjetër si pjesë e besimit të institucionit të rëndësishëm siç është ai i presidentit të republikës.

Takimi mes ministres dhe presidentit Nishani është mbajtur pas interesit që të dy palët kanë shfaqur për të realizuar këtë konsultë . Më herët kreu i shtetit ka zhvilluar takime edhe me akademikët ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre rreth ligjit të arsimit të lartë.

Ky ligj i miratua me 78 votat e mazhorancës ndërsa opozita braktisi votimin.

Presidenti ende nuk ka shprehur publikisht qëndrimin e tij për këtë ligj, ndërkohë që kreu i opozitës i ka bërë thirrje kreut të shtetit që të mos e dekretojë ligjin.