Surprise Me!

A1 Report - Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj prezanton 24 administratorët e njësive bashkiake

2015-08-22 2 Dailymotion

24 administratorët e njësive
Veliaj: Jo me flamuj partiakë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar 24 administratorët e njësive bashkiake. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Veliaj u shpreh se administratorët nuk do të jenë të ndarë sipas përfaqësisë politike.

?Nga ky moment 24 administratorët janë 24 administratorët e Bashkisë së Tiranë. Në administratë do të valëviten vetëm dy flamuj, flamujt e parive do t?i parkojmë për fushatë e ardhshme. Siç funksionuam në fushatë, ekipi unë do të jetë unik?, tha Veliaj.

Kreu i ri i bashkisë siguroi se me ndryshimin e funksionimit të bashkisë pas reformës territoriale, shërbimi për qytetarët nuk do të ndërpritet për asnjë moment dhe u kërkoi administratorëve që të jenë në shërbim të çdo qytetari.

?Në momentin e parë që në Bashkinë e Tiranës që vjen këtu dhe kërkon certifikatë sepse nuk gjen hapur njësinë, apo kërkon shpjegimi apo ndihmë është shenja e parë që njësia nuk funksionon. Nëse doni që kjo marrëdhënie të jetë serioze dhe afatgjatë, do të doja aq asnjë qytetarë të mos largohet pa shërbim. Në njësitë administrative, ju jeni bashkia e Tiranës?, tha Veliaj.

Nisur nga reagimet për përdorimit të transportit publik në ditën e dytë të punës, Veliaj tha se ?gaztorët nuk ia kanë dalë kurrë të ndryshojnë gjë?, këtë tha ai e kanë bërë administratorët. Ai u kërkoi 24 administratorëve që të inspektojnë personalisht shërbimet publike pasi vetëm kështu do t?ia arrijnë të përmirësojnë këto shërbime për qytetarët.

?Kjo është e vetmja mënyrë për të kontrolluar shërbime që kanë dalë nga kontrolli. Mund të tallen ditë e parë, por kur të përdorni më shpesh do të ketë presion edhe më të madh ndaj kompanive për të përmirësuar shërbimin. Do të merremi personalisht me çdo shërbim. Mund të rrisim cilësinë e shërbimeve nëse 24 administratorët inspektojnë shërbimet publike?, tha kreu i bashkisë.

24 administratorët:
Lindita Kola - Njësia 1
Elez Gjoza - Njësia 2
Ergesa Nika - Njësia 3
Liri Qoshi ? Njësia 4
Violeta Kila- Njësia 5
Adriatik Merko ? Njësia 6
Gjioveta Kadria ? Njësia 7
Erion Xhafa ? Njësia 8
Arian hamiti ? Njësia 10
Gentian Arapi ? Njësia 11
Petrela- Sokol Kupi
Farka ? Admir Abrija
Dajt ? Xhemal Qefalia
Zall Bastar ? Genc Hita
Krabë ? Alfred Braja
Baldushk ?
Shen Gjergj ? Shpëtim Sina
Vaqarr ? Gentian Myrtaj
Kashar ? Erin Capi
Peza ? Besmir Kola

Buy Now on CodeCanyon