Surprise Me!

A1 Report - Olli: Erion Veliaj të lë show mediatik por punë! Të ndajë banesat sociale

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANË - Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli i vlerëson show mediatik daljet publike të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe i kërkon atij të nisë mënjeherë nga puna.<br /><br />Në një deklaratë për mediat, Olli tha se duhet të ndahen banesat sociale të cilat janë ndërtuar për një viti për 200 familje, një proces ky i bllokuar kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha. <br /><br />?I kërkojmë kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë Tiranë të heqë dorë nga show mediatik dhe të fillojë seriozisht nga puna për Tiranën dhe të fillojë menjëherë shpërndarjen e banesave sociale, një procedurë tejet e dhimbshme e penguar prej tij dhe shefit të tij politik. Ka më se 1 vit që këto banesa kanë përfunduar, ka më shumë se 1 vit që janë kryer të gjitha procedurat në mënyrë tejet rigoroze ligjorë për shpërndarjen e tyre por për fat të keq sikur jeni në dijeni prej më shumë se 5 muajsh familjet që kanë përfituar nga ky moment do të thoja shumë i rëndësishëm dhe deçiziv për jetën e tyre mbi 200 familje, e theksoj edhe njëherë prej 5 muajsh tashmë privohen nga e drejta më humane për të pasur një strehë banimi?, - u shreh Olli.

Buy Now on CodeCanyon