Surprise Me!

A1 Report - Ku do të pushojnë politikanët tanë?! Ja oazi që i tërheq të gjithë

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANË - Me përmbylljen e këtij sesioni parlamentar, ministra e deputetë kanë nisur zyrtarisht pushimet verore. Në kryesinë e Kuvendit ku mblidhen më së shumti deputetët, lëvizjes janë të pakta. Ata që kanë mbetur në këto momente janë një pjesë e administratës si dhe Garda e Republikës së Shqipërisë.

Heshtja ka rënë edhe në institucionet e tjera të vendit si edhe në selitë e partive. Ajo e demokratëve ka pak më shumë lëvizje se në të tjerat pasi daljet publike vijojnë të jenë të shpeshta ndonëse personat që lexojnë deklaratat vijnë nga pushimet.

Por ku do të pushojnë politikanët?

Gjiri i Lalzit dhe bregdeti jugor do të jenë qendrat ku një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore.

Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë bashkë me familjen e tij në Vuno, e këtë ai e ka bërë publike pak ditë më parë në një takim me gazetaret

Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta do të pushojë në Gjirin e Lalzit por ndoshta edhe pak ditë jashtë vendit

Lëvizjet e shpeshta jashtë Shqipërisë për shkak të impenjimeve që kanë si zyrtar të lartë apo edhe fakti që shume deputet nga mazhoranca e opozita kanë vilat e tyre në këtë oaz të këndshëm siç është Gjiri i Lalzit i ka bërë ata të pushojnë ketë vit vetëm pak kilometra nga Tirana.

Megjithatë ka edhe nga ata deputet që pushimet kanë zgjedhur ti kalojën në shtetet fqinje si Greqia dhe Italia.

15 ditëshi i parë i gushtit konsiderohet si piku i sezonit. Ashtu si politikanët edhe qytetarët e thjeshtë kanë nisur pushimet verore.

Buy Now on CodeCanyon