TIRANË - Një ditë pas arrestimit të grupit me tre persona të dyshuar si të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe kartave të identitetit të vendeve të huaja, ka zbardhur fakte të reja.

Hetuesit thonë se në momentin e arrestimit të Pjerin Brhaimaj, është kapur në momentin kur po prodhonte një pjesë të një pasaporte dhe karte identiteti spanjolle. Pikërisht karta identiteti të vendeve perëndimore apo pjesë e vendeve të BE-së, përdoren nga grupet e trafikut.

Brahimaj njihej dhe me emrin Del Piero, për shkak të adhurimit të tij për ish-yllin e Juventusit dhe të Italisë. Sipas burimeve të policisë, grupi i mësipërm nuk merrej vetë direkt me trafikimin e personave, por se kur iu vinin porosi i realizonin.

Më pas personat me këto dokumente udhëtonin nga aeroporte dytësore në Europë në drejtim të aeroporteve dytësore të ishullit britanikë, si Londër, Birmingam, Mancester, Belfast apo Glasgou.

Po kështu dyshohet se veprohej edhe për personat që donin të udhëtonin në drejtim të SHBA-së. Një kartë identitieti e sipas hetuesve të policisë, shitej për një shumë prej 30 mijë lekë të reja deri në 300 euro.

Pjerin Brahimaj u arrestua të premten nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, bashkë me xhaxhain e tij dhe një person tjetër të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Babai Pjerin Brahimatj, mohon që djali i tij të jetë përfshirë në një aktivitet kriminal të falsifikimit të dokumenteve.

Veç tre të arrestuarve, prokuroria ka vënë nën akuzë edhe dy persona të tjerë të dyshuar se kanë lidhje me një grup që kontrabandonin njerëz në drejtim të SHBA-së. Ky grup është goditur vitin e kaluar nga Policia e Shtetit, pas një hetimi disa mujor.