Surprise Me!

A1 Report - Zgjedhjet, Spaho: Kemi gabuar me strukturat. Jo "koka turku"

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANË - Partia Demokratike ka nisur tashmë analizën në bazë për humbjen e zgjedhjeve vendore kur pritet të evidentohen përgjegjësitë dhe politikat që çuan në këtë rezultat. Pavarësisht zërave kundër apo dhe kritikë brenda PD-së, numri dy i kësaj force, Edmond Spaho deklaron se nuk është momenti për koka turku, por për të parë pikat ku dështoi opozita.

?Do të nxjerrë të metat dhe mangësitë që karakterizuan punën tonë nuk është e thënë që gjithçka t ja vendosim sistemit manipulimit por sigurisht për të qenë racional ne do të bëjmë analizën dhe do të nxjerrim përgjegjësitë tona. S ka pse të ketë koka turku qëllimi i analizës nuk është që të gjejë koka turku por të përmirësojë ato të cilat nuk ecën mirë gjatë këtij procesi?, thotë Spaho.

Dhe pse pranon se u gabua në fushatë për organizimin e strukturave, Spaho shpreh bindjen se zgjedhjet vendore u manipuluan.

?Një rezultat i manipuluar , nëse veprohet kështu atëherë kot që zhvillojmë zgjedhje dhe do të jetë jologjike që opozita të rrijë e të bëjë sehir dhe të mos ndihet për çështje të tilla kaq të rëndësishme?, - u shpreh deputeti demokrat.

Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit PD nga 61 bashki fitoi vetëm 15 prej tyre ndërsa i vetmi këshill bashkiak që është maxhorancë e djathta është i Shkodrës.

Nisur nga ky rezultat, kryetari Basha ka nisur një udhëzues të gjithë drejtuesve të degëve për të analizuar rezultatin zgjedhor me procesin e 2011 dhe 2013.

Buy Now on CodeCanyon