Surprise Me!

A1 Report - Fier, fluks pacientësh në urgjencë mjeku:Ka pasur mbi 20 raste në ditë

2015-08-22 3 Dailymotion

Statistika të frikshme paraqiten nga Spitali Rajonal i Fierit mbi numrin e personave që paraqiten për ndihme mjekësore në këto dy muajt e fundit.

Rreth 30 raste në ditë vijnë në repartin e pranim urgjencës kryesisht më plagë nga armë të ndryshme dhe si pasojë e aksidenteve rrugore.

Të dhënat bëhen të ditura nga mjeku Elvis Sota.

?Në këtë periudhë dymujore pjesa më e madhe e pacientëve që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale është pjesa e pacientëve të dëmtuar në aksidente , Ka pasur raste sporadike dhe të të dëmtuarve me armë zjarri. Mesatarisht paraqiten 20-30 raste çdo ditë pjesa më e madhe kuptohet janë ambulatorë.?- u shpreh mjeku Sota.

Fluksi i paraqitur sipas mjekut Sota deri më tani është përballuar nga stafi mjekësor si me diagnostikimin e tyre ashtu edhe me barna mjekësore.

?Kemi përballuar më së miri të gjithë këtë valë aksidentesh pasi këto dy muaj ka pasur një rritje të fluksit të aksidenteve . Për momentin nuk na mungon ndonjë gjë kryesore dhe një ndihmë e madhe ka qenë dhe vendosja në punë prej viti të kaluar e skanerit në repartin e urgjencës.?- u shpreh Sota.

Buy Now on CodeCanyon