TIRANË - Brenda tre muajve 26 kryetarë bashkie do të kenë në tryezën e tyre planet e reja rregullues të njësive vendore që drejtojnë.

Kjo konfirmohet nga zëvendës ministri i zhvillimit të urban Gjon Radovani, i cili në një intervistë për A1 Report sqaron projektin e qeverisë për finalizimin e këtij procesi jetik të zhvillimit të zonave, sipas hartës së re territoriale.

?Është vënë një objektiv, një dëshlë e madhe që këto plane të realizohen brenda një periudhe kohore tre mujore duke filluar nga fundi Shtatorit.. projektet, ligjërisht mbas ligjit aktual. Në raste të tilla koha e realizimit të projektit është një vit. Unë personalisht mendoj se tre muaj është një objektiv tepër i madh, një ëndërr tepër e madhe por mendoj që edhe prej një periudhe 3-5 muaj edhe mund të arrihet?.-tha Rodavani.

Por ndarja e territoriale imponon plane të reja rregullues të cilat janë shumë herë më të mëdha se ato ekzistues. Por çfarë do të ndodhë me planet ekzistuese, përfshirë këtu edhe bashkinë e Tiranës? Radovani thotë se ato pritet të integrohen me projektet e reja.

?Nëse planet ekzistence shkojnë harmoni me planin e madh për bashkinë e re nuk ka asnjë arsye një profesionist që të hedhin poshtë planin ekzistues edhe të fillojmë nga zeroja?.-u shpreh Radovani.

Faza e parë e parë realizimit të planeve të rregullimit të territorit përfshin vetëm 26 por Radovani sqaron se ky proces do të shtrihet në të gjithë territorin.
?Pa diskutim që do të vazhdojë, ky është hapi i parë.?

Pak ditë më parë qeveria miratoi një fond të posaçëm prej 730 milion lekësh për këtë projekt pjesë e të cilit janë 26 bashki nga të cilat 5 drejtohen nga e djathta dhe 21 nga e majta. Kryetarët e 5 bashkive të djathta kanë konfirmuar bashkëpunimin me pushtetin qendror për hartimin dhe miratimin e planeve të reja të rregullimit të territorit në njësitë që ato drejtojnë.