Surprise Me!

A1 Report - Rishikimet e shpenzimeve në buxhet, pa këstin e kredisë së FMN

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANË - Qeveria vendosi të rishikojë shpërndarjen e shpenzimeve, tashmë të parashikuara sipas buxhetit të vitit 2015, pa cënuar marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këto kushte shpenzimet e buxhetit të rishikuara do të kryhen në bazë të të ardhurave të mbledhura në 6 muajt e parë të vitit, por pa kredinë e parashikuar për t?u disborsuar nga FMN në fund të muajit qershor.

Disbursimi i kredisë në fund të 3 muajve në vlerën e 26 milionë eurove kryhet në bazë të marrëveshjes që qeveria shqiptare ka me Fondin Monetar Ndërkombëtar të nisur në vitin 2014.

Shkurtimet në buxhet ekzekutivi i ka argumentuar me kursimet që janë evidentuar në disa sektorë apo ato të cilat do të rezultonin me mosrealizime.

Objektiv kryesor i financave ka qenë ruajtja e deficitit buxhetor, në njëjtat nivele të vendosura në fillim vitit në marrëveshjen me FMN.

Në muajin shtator ministria e financave do të rishikojë paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2016 ku do të nisin bisedimit me FMN të cilat parashikojnë edhe disbursimin e kredisë me këste 3 mujore të parashikuar në marrëveshjen 3 vjeçare.

Buy Now on CodeCanyon