Surprise Me!

A1 Report - Champions League, Skënderbeu përballet me Dinamon e Zagrebit

2015-08-22 0 Dailymotion

Kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndaj ekipit kroat të Dinamos së Zagrebit në fazën play-off në Champions League.

Skënderbeu ka shmangur kështu përballjen me Baselin, Celtic, Apoel dhe Bate Botisov, të cilat janë praktikisht ekipe më të forta se kampionët e Kroacisë.

Në rast se korçarët do të kalojnë Dinamon e Zagrebit, atëherë Skënderbeun do ta shohim në fazën në grupe të Champions League mes ekipeve më të mira Evropiane.

Në të kundërt, Skënderbeu do të luajë në fazën në grupe të Europa League.

Ndeshja e parë do të luhet më 18 ose 19 gusht në Shqipëri, ndërsa një javë më pas do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Kroaci.

Buy Now on CodeCanyon