Surprise Me!

A1 Report - Banesat sociale,ja dokumentet e kriteret e nevojshme për ta fituar

2015-08-22 6 Dailymotion

Për të aplikuar për një banesë sociale çdo qytetar i pastrehë duhet të dorëzojë disa dokumente pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social.

Dokumentet për gjendjen familjare të aplikuesit:
1- Certifikatë e lindjes dhe certifikatë familjare e aplikuesit për banesë sociale
2- Kopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit
3- Vërtetim banimi nga njësia vendore
4- Vërtetim punësimi i shoqëruar me librezë punë
5- Vërtetim për pagën

Të dhënat për statusin e strehimit:
1- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të patundshme
2- Nëse jeni me qira, kontratën e qirasë të noterizuar
3- Për çiftet e reja, certifikatën e martesës

Të dhënat për të ardhurat e familjes:
1- Vërtetim nga punëdhënësi për të ardhurat dhe pozicionin për çdo pjesëtar të familjes
2- Vërtetim për kontributet e sigurimet shoqërore që keni paguar
3- Për ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, vërtetit të masës së pagesës
4- Deklaratë për të ardhurat e siguruara gjatë vitit të fundit

Por edhe në rast të dorëzimit të dokumenteve të sipërpërmendura disa kategori të aplikuesve kanë më tepër prioritet e ato janë pikërisht:
1- Familjet që nuk disponojnë një banesë
2- Ata që banojnë në banesa në rrezik shembjeje
3- Familjet e pastreha për shkak të fatkeqësive natyrore
4- Emigrantët e kthyer
5- Familjet e policëve të rënë në detyrë
6- Viktimat e dhunës në familje
7- Familjet që kanë pjesëtarë invalidë

Buy Now on CodeCanyon