Një draft i ri i propozuar nga Fondi Ndërkombëtar Monetar pritet të ndryshojë mënyrën e taksimit të pagave. Me sugjerimet e reja të FMN, Ministria e Financave do të ndryshojë ligjin për taksimin e pagave. Nga 2016-a pritet që të gjithë punonjësit me pagë deri më 30 mijë lekë të reja të paguajnë taksë.

Ligji aktual shmang detyrimet tatimore për të gjitha pagat deri në 30 mijë lekë. Sipas draftit që po diskutohen nga ekspertët e Ministrisë së Financave pagat deri në 18 mijë lekë do taksohen me 5%, ndërsa pagat nga 18 mijë deri në 156 mijë lekë me 13%.

Taksimi/ Tabela
Pagat 0 ? 180,000 5%
Pagat mbi 180,000 - 1,560,000 13%
Pagat mbi 1,560,000 23%

Sipas propozimeve të ekspertëve të FMN dhe atyre të Ministrisë së Financave të ardhurat mbi 1 milion e 560 mijë lekë do të taksohen me 23 për qind, ashtu siç është edhe tani. Këto propozime pritet të sjellin ndryshime rrënjësore në taksimin e pagave, vetëm 18 muaj pas taksimit të ri tëp agave.

Lidhur me draftin e ri që pritet të diskutojnë ekspertët, ka reaguar dhe ish-Kryeministri Sali Berisha e cila e ka quajtur dështim taksën e qeverisë.

?Pasi rrënoi dhjetëra mijëra vende pune, rriti me 3.8 herë mjerimin në vend, rriti me 38% papunësinë e shqiptareve, bllokoi për dy vite rrogat e tyre duke bere qe sot çdo rrogëtar të marrë 12% më pak se dy vjet me pare, pasi largoi qindra e mijëra biznese te huaja dhe shqiptare dhe 295 miliarde leke nga vendi, pasi rriti borxhin publik nga 62% ne 74%, anti modeli i tij apo modeli i taksës së Marksit dështoi plotësisht dhe u varros me kërkesën e FMN për rikthimin e takes se sheshte". - shkruan Berisha në rrjetin social në Facebook.