Aksioni i Bashkisë së Tiranës për pastrimin e kryeqytetit nga plehrat vijon për t?u finalizuar me aksionin e 4 shtatorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po e ndjek vetë aksionin e përditshëm, madje edhe duke e dokumentuar atë në rrjetet sociale.

Ai ka postuar sot në rrjetin social Facebook foto nga aksioni i pastrimit në Njësinë 5, nga Stadiumi Dinamo në sheshin Wilson

?Faleminderit grave e burrave që po luftojnë ditë-natë në betejën me zhulin në Tiranë. Mos harro: Edhe ti në 4 Shtator?, shkruan Veliaj.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj e ka shpallur pastrimin e Tiranës si krye-emergjencën e muajit gusht, si dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që t?i bashkohen aksionit të datës 4 shtator për të pastruar kryeqytetin. Në këtë aksion do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit e njësive vendore dhe punonjës të administratës.