Surprise Me!

A1 Report - Rama: Projekt për kthimin e Sazanit në atraksion turistik të klasit të parë

2015-08-22 0 Dailymotion

Kryeministri, Edi Rama në një postim në Facebook e cilëson ishullin e Sazanit një perlë turistike të Shqipërisë dhe potencial të madh për turizmin detar, aventurës, historisë dhe peshkimit.

Gjithashtu, Rama flet edhe për projektin që do të realizohet me një agjenci franceze për transformimin e ishullit në një pikë tërheqëse për turistët.

Ishulli i Sazanit nga 25 korriku, është i hapur përgjatë gjithë sezonit turistik për këdo që ka kuriozitet ta vizitojë atë.

Statusi i Ramës:

Shumë vizitorë në ditë kanë filluar të prekin tashmë nga afër Ishullin e Sazanit, një perlë e jona turistike deri më sot e pashfrytëzuar, por me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin detar, të aventurës, historisë e peshkimit.

Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e famshme franceze të konservimit të territorit po hidhen hapat e parë për zbatimin e projektit që do ta transformojë Sazanin në një atraksion turistik të klasit të parë duke vënë theksin tek ruajtja e vlerave natyrore dhe historike të ishullit. - See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/rama-projekt-p-r-kthimin-e-sazanit-n--atraksion-turistik-t--klasit-t--par--309092.html#sthash.7preEotr.dpuf

Buy Now on CodeCanyon