Zv.ministri i Financave, Erjon Luçi doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi se nuk do të ketë asnjë ndryshim mbi tatimin e të ardhurave.

Luçi u shpreh se drafti që ka qarkulluar në media nuk është në diskutim në nivel politik, por vetëm teknik.

?Nuk ka asnjë vendim dhe asnjë plan për ndryshimi ne tatimit mbi të ardhurat personale. Nuk ka asnjë ndryshim?, tha zv.ministri.

?Është draft paraprak. Po diskutohet me nivelin teknik jo me nivelin e vendimmarrjes politike?, shtoi ai.

Zv.ministri më tej u shpreh se, Ministria e Financave do të marrë masa shtesë për parandalimin e evazionit fiskal.

?Në mes të korrikut janë mobilizuar 500 punonjës të ri për parandalimin e evazionit fiskal. Një paketë masash do të propozohet shumë shpejt?, deklaroi zv.ministri.