TIRANË - 21 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi 80 litroshe. Shpërthimi i përmasave të mëdha ka ndodhur në një dyqan ëmbëltoreje në hyrje të zonës së Don Boskos dhe është dëgjuar edhe qindra metra larg nga vendngjarja.

Kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja më të mëdha duke parë përmasat e bombolës, por fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plot.

Menjëherë pas shpërthimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, policia dhe autoambulanca.

Kjo e fundit ka marrë edhe një pjesë të personave të plagosur dhe i ka transportuar për në spitalin e Traumës për t?u dhënë edhe ndihmën e nevojshme.

Nga 21 të plagosurit, 4 prej të cilëve që janë edhe më rëndë janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT. Mësohet se në gjendje më të rëndë janë anëtarët e stafit të cilët kanë qenë më pranë pikës së shpërthimit.

Të plagosur kanë ngelur dhe pronarët e ëmbëltores, Abdulla Dervishi bashkë me vajzën e tij dhe bashkëpronarja e Dervishit
- See more at: http://shqiptarja.com/home/1/shp-rthen-bombola-e-gazit--n--don-bosko-21-t--plagosur-309204.html#sthash.CdnjRh4U.dpuf - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/shp-rthen-bombola-e-gazit--n--don-bosko-21-t--plagosur-309204.html#sthash.CdnjRh4U.dpuf