Surprise Me!

A1 Report - PD, Malltezi: Sezoni turistik plot me dështime dhe pas me standarde

2015-08-22 0 Dailymotion

Partia Demokratike ka numëruar dështimet e qeverisë për turizmin duke vënë në pah mungesën e standardeve. Jamarbër Malltezi në një deklaratë për shtyp tha se, ?në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët po përballen me çështje bazike që mendonim të ishin kaluar prej shumë vitesh?.

?Durrësi dhe gjithë zona turistike rreth tij po përballet me mungesa uji qysh prej shumë ditësh, ndërsa gjithë bregu i Jonit dhe mbarë vendi vuajnë ndërprerjet e stërzgjatura të energjisë elektrike që i kishim harruar prej vitesh?, u shpreh Malltezi.

Përveç mungesës së pushteteve favorizuese për turizmin, Malltezi kritikoi edhe ligjin për turizmin, ligj i kthyer për rishikim nga presidenti.

?Në kulmin e këtyre mungesave qeveria prezantoi si zgjidhje ligjin e ri për turizmin që në thelb dhunon Kushtetutën lidhur me të drejtën e qeverisjes vendore për administrimin e territorit, dhunon pronën private dhe sigurinë juridike duke shpërfillur të drejtat pronësore të qytetarëve dhe dhunon ligjin e prokurimeve publike?, tha ai.

Buy Now on CodeCanyon