Dy avionë nga Gjermania dhe Luksemburgu kanë riatdhesuar 76 shtetas shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për marrjen e statusit të azilantit.

Paradite një avion nga Luksemburgu ka sjellë 28 shtetas, ndërsa sot në mesditë kanë mbërritur 38 të tjerë nga Gjermania.

Një prej të riatdhesuarve tregon se ka shpenzuar 1200 euro bashkë me gruan dhe fëmijët për të udhëtuar deri në Gjermani.

Ky është kontingjentit i tretë që riatdhesohet në një hark të shkurtër kohor.

Më parë janë kthyer dhe dy grupe të tjera përkatësisht me 70 dhe 20 persona.