KORÇË - Një biznesmen dhe bashkëpunëtori i tij janë prangosur nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se nëpërmjet një skemë mashtrimi, përfituan 1.5 milionë dollarë. Të prangosurit janë Foto Kapurani administrator në disa kompanie betoni dhe Dhimitër Metollari.

Sipas prokurorisë, Kapurani në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka krijuar disa subjekte në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për të krijuar shitje fiktive brenda kompanive.

Në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë ?KAPURANI VJARA?, ?KAPURANI TRANS?, ?BEÇI COMPANY? dhe ?FOR BETON?, nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të reja (rreth 1.5 milionë dollarë).

Ndërkohë policia vijon hetimin për të zbuluar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Para një viti Policia e Durrësit ka sekuestruar në njërin nga kamionët e kompanisë ?Kapurani Trans? 5 kg kanabis dhe armë automatike. Në pranga ranë dy punonjësit e kësaj kompanie.

Ka qenë Prokuroria e Korçës, e cila pas miratimit nga ana e Gjykatës, ka urdhër arrestimin e 2 personave të dyshuar si të përfshirë në këtë skemë mashtruese financiare, ndërkohë që po punohet për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë.