Surprise Me!

A1 Report - Veliaj thirrje 31 biznesmenëve:Bëni bamirësi duke adoptuar një çerdhe

2015-08-22 0 Dailymotion

TIRANË - Një thirrje publike për individët, fondacione apo biznesemenë për tu ofruar vullnetarisht për të adoptuar 1 nga 31 çerdhet e Tiranës, ka bërë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit në çerdhen 54 në kryeqytet.

Veliaj tha se borxhi me rreth 28 milion Euro që ka gjetur në Bashkinë e Tiranë është i papërballueshëm, ndaj bashkia e ka të pamundur të rikuperojë në një kohë të shkurtër 31 çerdhet.

?Çerdhja që jemi sot këtu ka degraduar. Borxhi që kemi në bashki është i përmasave të papërballueshme. Ai është 28 milion euro.
Çerdhja duhet të funksionojë me kapacitet të plotë. Ne e kemi të pamundur që tani të rikuperojmë të gjitha çerdhet, por nuk jemi këtu për të përcaktuar apo dhënë fajin.
Ndaj dua tju bëj thirrje 31 kompanive, individëve apo fondacioneve që do e çmonim jashtë mase nëse ata do të vinin pranë bashkisë dhe do të merrnin për të rikonstruktuar një çerdhe. Unë jam i sigurtë që në qytetin më të madh të shqiptarëve do të gjenden 31 bamirës, vullnetarë që do të adoptojnë 31 çerdhet?, - tha Veliaj

Buy Now on CodeCanyon