VLORË - Ndonëse është kulmi i sezonit turistik zona bregdetare e Vlorës po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike.

Kjo ka sjellë pakënaqësi të shumta tek vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj që kanë përzgjedhur këtë vend për të kaluar pushimet e tyre.

Zonat më problematike sa i përket mungesës së energjisë janë Orikumi Dhërmiu, Himara dhe Saranda.

Pushuesit shprehen se nuk e konceptojnë ndërprerjen e energjisë në pikun e sezonit turistik, teksa theksojë se do mendohen gjatë nëse do rikthehen më pushime në këto destinacione.

Pronaret e hoteleve dhe restoranteve janë detyruar të falen tek gjeneratorët për të siguruar rrymën elektrike duke krijuar ndotje akustike.
Ndërkohe Operatori I Shpërndarjes së Energjisë në një njoftim për mediat sqaron se ndërprerjen e energjisë në zonat bregdetare kanë ardhur si pasojë e defekteve në rrjetin elektrik për shkak të kohës së keqe.

OSHEE sqaron se për shkak të këtyre defekteve janë pa energji elektrike një pjesë e mire e qyteteve në jug dhe veri të vendit.

Grupet e punës janë në terren dhe vijon puna për riparimin e defekteve pohon ndër të tjera OSHEE.

Bashkia Skrapar: 40 fshatra janë pa energji prej 5 ditësh
Kreu i Bashkisë Skrapar ka apeluar për ndërhyrjen e OSHEE-së për risjelljen e energjisë elektrike në 40 fshatra.

Sipas tij këto fshatra kanë 5 ditë pa energji elektrike si pasoje e difekteve ne shtyllen e tensionit te larte.