Surprise Me!

A1 Report - Sfida me Dinamon e Zagrebit, Josa: Janë të rrezikshëm, por besojmë

2015-08-22 0 Dailymotion

Trajneri i ekipit të Skënderbeut, Mirel Josa ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin në Champions League, Dinamon e Zagrebit në prag të ndeshjes së parë të ?Play-Off?-it që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 20:45 në Elbasan Arena.

?Dinamo e Zagrebit është një ekip i fortë, por jo i pathyeshëm, ne duam kualifikimin.

Nuk mund të kthejmë kokën pas për të parë se cfarë kemi bërë, tani kemi përgjegjësi më të mëdha për të ecur përpara. Dëshira jonë për t?u kualifikuar është e madhe, por duhet të jemi perfektë ndaj Dinamos.

Duhet të bëjmë gjithcka për të mos e lejuar Dinamon të na vendosë përpara me qarkullimin e topit.

Dinamo e Zagrebit është një skuadër cinike dhe me shumë cilësi, duhet të kemi shumë kujdes në mbrojtje dhe në sulm.

Nuk ka vend për eufori. Ecuria jonë e deritanishme nuk është e rastësishme apo me fat, cdo që e kemi arritur me forcat tona falë organizimit të klubit? deklaron ai.

Dinamon e ka vlerësuar si kundërshtar të fortë edhe kapiteni Bledi Shkëmbi.

Buy Now on CodeCanyon