Surprise Me!

A1 Report - Ahmetaj: 1 në 3 biznese bëjnë evazion, në shtator operacioni

2015-08-22 0 Dailymotion

"1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal dhe janë pa licencë prandaj në shtator nisim operacionin në terren për të ndëshkuar të gjithë shkelësit"- kështu është shprehur sot Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj përmes një konferencë për shtyp në ambientet e kryeministrisë<br /><br />Ahmetaj paralajmëroi aksionin lidhur me kontrollin e të gjithë bizneseve për evazion fiskal pasi sipas tij situata është alarmante dhe jo vetëm tani por ka shumë vite që vendi ndodhet në këtë situatë.<br /><br />Reformat janë një domosdoshmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe në shtator do të nisë zbatimi i këtyre reformave në terren u shpreh ministri duke i bërë një apel të gjithë bizneseve të nisin punën për të vendosur kasat fiskale dhe për të zbatuar me përpikmëri atë çka kërkon ligji

Buy Now on CodeCanyon