Zbardhet pjesa më e rëndësishme e axhendës së Samitit të Vjneës ku do të marrin pjesë liderat e vendeve të ballkanit. Në qendër të diskutimeve që do të zhvillohen më datë 27 Gusht, do të jetë projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës.

Kjo është bërë publike nga agjensia zyrtare e lajmeve serbe, Tanjug, e cila i referohet sekretarit të shtetit të Serbisë, Dejan Trifunoviç. Zyrtari i lartë theksoi se projekti për ndërtimin e kësaj autostrade do te fillojë në 2017, si pjesë e rëndësishme e procesit të Berlinit.

Trifunovic mes të tjerash tha se, gjatësia e kësaj rruge do të jetë 384 kilometër, dhe palët e interesuara në këtë projekt janë Shqipëria ?Serbia dhe Bashkimi Europian.

?Implementimi i projektit do të bazohet mbi bashkëpunimin rajonal të këtyre vendeve në 4 vitet e ardhshme?, - deklaroi për agjensinë Tanjug sekretari i shtetit.

Ndërtimi i kësaj rrugë është përllogaritur të kushtojë 600 deri në 650 milionë euro, ku pala serbe, është shprehur e gatshme të japë 350 milionë.

Pjesë e programit të Samitit të Vjenës është edhe një bashkëbisedim i hapur i Kryeministir, Edi Rama dhe atij Serb Aleksandër Vuçiç me studentë nga rajoni.